-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po ikin të gjithë, skenari kroat në Shqipëri?

Kryesoret

Shqipëria është përfshirë prej vitesh nga një valë e gjerë emigracioni, e cila u theksua sidomos pas pandemisë së COVID-19. Bizneset në vend ngritën alarmin se mungesa e punonjësve po bëhej një nga problemet e tyre më shqetësuese.

Ky largim masiv nuk përfshinte më vetëm një tipologji por ishte një miks mes inxhinierëve, mjekëve, IT, atyre që kanë profesione specifike si hidraulik, shofer kamioni, elektricist për t’u zgjeruar madje edhe tek ata që nuk kanë edukim apo arsimim specifik.

Kjo tendencë duket se u shtua pas disa programeve për politikat e emigracionit ligjor, ku vende të caktuara si Gjermania apo ato skandinave, hapën dyert për emigrantë nga vendet jashtë BE-së për të plotësuar nevojat për forca pune brenda ekonomive të tyre.

Por me një Shqipëri që kërkon me këmbëngulje të jetë pjesë e Bashkimit Europian, çfarë do t’i pengojë shqiptarët për të emigruar masivisht në një skenar të ngjashëm me Kroacinë e pak viteve më parë.

Të pyetur nga Monitor, gjatë një takimi me mediat, lidhur më këtë, përfaqësuesit e disa institucioneve kyçe në BE pranuan se, edhe pse në parim një skenar si i Kroacisë apo i Polonisë më herët, është i mundshëm, historia ka treguar se gjithçka është proces dhe merr kohën e tij dhe rezultatet janë më shumë pozitive.

Li Anderson, Eurodeputete dhe Kryetare e Komisionit për Punësimin dhe Çështjet Sociale në Parlamentin Europian:

Kjo është një temë interesante dhe e rëndësishme. Së fundmi pata një diskutim me dikë nga Shqipëria që ngriti shqetësimin për mjekët që emigrojnë nga Shqipëria drejt Gjermanisë apo për gjithë këto kurse gjermanishteje ku studentët njëkohësisht studiojnë në shkollë, por edhe mësojnë gjermanisht si një parapërgatitje për ikje. Personalisht mendoj që kjo është pjesa e dytë ku Bashkmi Europian duhet të punojë.

Pra ti ke një ‘talent pool’ (databaza e kandidatëve të mundshëm për punë) dhe gjithë këto programe edukimi, ke gjithashtu disa objektiva sa i takon emigracionit legal për të adresuar këtë mungesë të fuqisë punëtore brenda BE-së.

Por gjithashtu duhet të kesh një politikë dhe një vizion mbi atë se çfarë lloj emigracioni zhvillojmë dhe të drejtën për të qëndruar në këto vende (vende afër BE përfshirë Shqiëprinë) sepse më pas këto marrëdhënie nuk do të jenë të balancuara nga një këndvështrim i një Europe më të madhe apo global.

Mendoj se duke punuar në mënyra të ndryshme dhe këtu përfshij edhe ETF dhe atë që bën, por edhe agjenci të tjera në sektorë të tjerë të BE-së, duhet të ketë partneritete të natyrave të tjera përveç atyre që kanë të bëjnë me emigrimin në BE.

Mario Nava, Drejtor i Përgjithshëm, në Drejtorinë për Punësimin, Çështjet Sociale dhe Përfshirjen pranë Komisionit Europian

Ju përmendët Kroacinë që është një nga vendet me rritjen më të shpejtë në Euopë. Në fillim është e vërtetë që pati emigracion më të madh, por më pas kjo ka një efekt tjetër zinxhir, ku ata që kanë emigruar, kanë tendencën të kthehen, të tërheqin investime drejt vendeve të tyre.

Shembujt e kanë treguar këtë dhe është një cikël që e kanë kaluar më herët Bullgaria apo Polonia. Mendoj se duhet t’i jepni kohë-kohës dhe ka plot shembuj ku gjërat kanë funksionuar më mirë.

Pilvi Torsti, Drejtore e Fondacionit Europian të Trajnimeve

Për ta plotësuar këtë ndoshta me një shembull nga vende që nuk janë sot në tryezë, vendet e Azisë Qendrore. Javën tjetër kemi një event me zv.ministrat e Edukimit dhe Punës së Uzbekistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit, Kazakistanit.

Kur pata mundësinë të takohesha për herë të parë me ta në Europë, dy vite më parë, kur lançuam një analizë, ajo që ndodhi në fakt aty, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, tregoi se migrimi dhe fluksi ndryshoi dhe situata u bë komplekse dhe e vështirë. Pra ishim përpara një ndryshimi dramatik që nuk e kishim parashikuar dot.

Mendoj që sa i takon Kroacisë, si shembull që ju e sollët, dua të them që ndonjëherë është vështirë të parashikosh çfarë ndodh, për shkak të forcave të jashtme, ndaj aderimi në BE e ka këtë dimension në vetvete.

Aspekti i dytë janë analizat dhe është e rëndësishme që gjithmonë të shohim evidencat. Shqipëria ka për momentin sinjale interesante edhe pse të miksuara, por ama janë sinjale.

Ajo që ka ndodhur me Shqipërinë është ndryshimi i stereotipit, pra ka ndryshuar dhe nëse shohim të dhënat e tregojnë që ka disa sektorë të ekonomisë që po rriten dhe me Strategjinë e Specializimit Inteligjent janë dhënë disa prioritete.

Në këtë kontekst, kur ti zbërthen pak panoramën e plotë, atëherë nis të shohësh edhe trendet e mundshme të së ardhmes. Më pas vjen tek ajo që ne mendojmë, të kemi mundësinë të ndihmojmë, pra me analiza të aftësive të nevojshme të së ardhmes dhe të ofrohen mundësi për të rinjtë dhe për të gjithë punonjësit, në mënyrë që të jenë të vendosur aty ku duhet në tregun e punës. Në ato punë që në fakt po pakësohen./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit