Lojtari i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ka shkëlqyer në finalen e Kupës së Ligës në Skoci, duke shënuar një gol të rëndësishëm për Rejnxhërs në derbin e nxehtë ndaj Sëlltik.
Bajrami shënoi në minutën e 41-të të pjesës së parë, duke përfituar nga një gabim në mesfushën e Sëlltik. Pas një kundërsulmi të shpejtë, topi u ndal nga portieri i Sëlltik, por Bajrami ishte i gatshëm për të goditur sërish dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke shpërthyer në festë bashkë me tifozët e Rejnxhërs.
Në fund, festa e Bajramit përfshinte edhe simbolin e shqiponjës, një gjest që ka bërë jehonë në gjithë stadiumin “Hampden Park”. Ky gol e çoi Rejnxhërs në fitore në një nga derbit më të ndezur dhe të rëndësishëm të futbollit europian.
Goli i Nedim Bajramit: (VIDEO)