-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video e re e Parashqevi Simakut: Kam harruar gjuhën shqipe

Kryesoret

Në mediat sociale është shpërndarë një tjetër video e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku. Dy ditë më parë ikona e muzikës shqiptare tronditi opinionin publik kur një televizion amerikan publikoi pamjet e saj si e pastrehë dhe teksa trajtohej me ndihma nga vullnetarët.

 

Këtë herë pamjet e bëra publike në rrjetet sociale, Parashqevia duket teksa bisedon me 2 gra të tjera, shqiptare. Simaku thotë se ka harruar gjuhën shqipe pasi prej vitesh komunikon vetëm në anglisht.

”E kam më të lehtë të flas në anglisht. Me ty për herë të parë që kam folur shqip. E kam harruar, gjithë këto vite vetëm anglisht, studiova në anglisht. Dhe kur nuk komunikon vazhdimisht…

Ne shqiptarët jemi ajo që ka mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria Austriake… Disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut atje. E keni ruajtur atë traditën austro-hungareze. Ata qeshin, duken rrezatues, nuk e njohin vuajtjen dhe të keqen”, thotë këngëtarja.

Parashqevi Simaku dëgjohet teksa u pohon dy shqiptareve se nuk përdor telefon, por ka një llogari në rrjetin social Facebook ku ato mund t’i shkruajnë dhe ajo do t’u përgjigjet në një moment.

”Më shkruaj në Facebook. Më gjen aty. Do të shohësh fotot e mia, familjen time, gjithçka është aty”, thotë ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit