Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka shtyrë për në datën 6 janar 2025 vendimin lidhur me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, një hetim që përfshin figura të njohura të politikës dhe biznesit.
Gjatë seancës së sotme, prokurorët e SPAK paraqitën përmbledhjen e hetimeve, ku përfshihen ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe kompania e Fatmir Bektashit, të dyshuar për përfshirje në një privatizim të paligjshëm. Pas shqyrtimit të provave dhe dokumenteve, GJKKO do të vendosë nëse dosja do të kalojë në proces gjyqësor.