-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj në Shëngjin: Koha që qytetarët të marrin fatet e tyre në dorë!

Kryesoret

Në një takim me strukturat e Partisë Demokratike dhe banorët e Shëngjinit, Ishull Shëngjini dhe Ishull Lezhës, deputeti dhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, ka theksuar nevojën për zhvillim të menjëhershëm në këtë zonë, duke kritikuar dështimin e pushtetit qendror dhe lokal për të ofruar investime të mjaftueshme.

Gjekmarkaj ka ngritur shqetësime për problemet me furnizimin me ujë dhe energji elektrike, duke e quajtur situatën një dështim të pushtetit, që ka ndikuar negativisht në ekonominë lokale. Ai ka theksuar se Shëngjini, me potencialin e tij të madh turistik, ka nevojë për mbështetje dhe investime serioze në infrastrukturë dhe sektorin e turizmit.

Po ashtu, ai ka kritikuar premtimet e pambajtura për investime, sidomos për rrugën Milot-Ballldre, dhe ka premtuar se nën qeverisjen e Partisë Demokratike, Shëngjini do të shndërrohet në një “perlë të Adriatikut” me mbështetje për bizneset dhe investime të mëdha.

Gjekmarkaj ka përmendur gjithashtu protestën e opozitës më 23 dhjetor, duke theksuar se është koha që qytetarët të marrin fatet e tyre në dorë dhe të bashkohen për të sjellë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit