Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi punën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) në mbylljen e mandatit të tij, duke e cilësuar këtë si një arritje të madhe për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Në një konferencë për shtyp, Gonzato theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit të gjyqësorit dhe pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.
‘Ky nuk ka qenë një proces i lehtë. Profesionalizimi që ju treguat në këtë udhtim më lejoni që të përgezoj komisinerët për kontrinutin e tyre që të sigurohej pavarësia e sistemit të drejtësisë për të risjell besimin e publikut tek intirucionet e drejtësisë.
Ajo që keni bërë deri tani është një nga disa gjëra dhe keni dhënë një kontribut të madh për celjen e grupkaputullit të parë.
Puna që është bërë deri tani nuk duhet që të humbas dhe pavarësia e instituionet duhet që të ruhet.
KLGJ dhe KLP duhet të jap prova konkrete dhe të ruajn standret e organve të vetingut.
Një aspektë tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet ti referojnë cështje prokurorisë dhe SPAK.
Në mbyllje mendoj se ajo që keni bërë në këto 7 vite është në arritje dhe një punë e madhe, dhe ka bërë atë që e ka sjell Shqipërinë më pranë BE dhe anëtarisinimi.
Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të jap edhe llogari, në mënyrë që çdo qytetarë të ketë qasje në drejtësi’, tha ai.