-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lidhjet e errëta të biznesmenit shqiptar që u ekzekutua në Greqi

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja në lidhje me 47-vjeçarin shqiptar Irakli Davella, të ekzekutuar dje në Athinë. Ai dyshohet se kishte lidhje me biznesmenin grek Jorgo Mitsou, pronarin e një karburanti, i cili u ekzekutua në qershor 2022 në zonën e Gerakas në Greqi. Mitsou frekuentonte lokalin e Davellës në zonën e Peristerit në Athinë dhe kishte miqësi me të, sipas mediave greke.

Në fakt lidhja e fundit nuk përbën habi për hetuesit, duke ditur që edhe Mitsou më parë ka qenë pjesë e grupit të mafiozit grek Manolis Karagiannis, i vrarë në 2018. Lidhjet e Davellas rezultojnë të paktën me 4 pjesëtarë të vrarë të së ashtuquajturës “Greek Mafia”, konkretisht Manolis Karagiannis, Vasilis Grivas, Jorgos Litsas dhe Jorgo Mitsou.

Policia po heton edhe biznesmenin 46-vjeçar Edi Lulo, i cili kishte pak ditë që kishte ardhur në Greqi nga Dubai. Ai vazhdon të trajtohet në gjendje të rëndë në spital, pas plagëve me armë zjarri që ka marrë në kokë e bark.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit