Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për të vlerësuar kontributin e tyre në shërbim të vendit.
Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në trajtimin e pensioneve, krahasuar me periudhën kur ata ishin në detyrë.
“Policia e shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti. Tani ata që vuajnë këtë pasojë dhe që janë viktima të gjalla të politikës qorre, të atyre që sot e gjithë ditën thonë se do i bëjnë pensionet 500, 1000 euro, shesin qilima fluturues si qilimat e Sudes dhe të Rrapushit dhe këtu është dallimi se në fund të ditës pensionistët që nga 2014 dhe sot me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Përpara janë trajtuar si të njerkës”, tha Rama.