-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu në “5 Pyetjet”: Kriza Kushtetuese, vullnet politik për largimin e Holta Zaçes

Kryesoret

I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën e krijuar rreth Gjykatës Kushtetuese dhe vendimit për zëvendësimin e kryetares Holta Zaçe. Spahiu theksoi se, sipas interpretimit të tij juridik, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese duhet ta përfundojë mandatin e saj deri në vitin 2025, siç është parashikuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

“Kam mbajtur një qëndrim, ndoshta jam tërësisht i njëanshëm për këtë çështje. Vazhdon dhe bëhem të jem në interpretimin tim juridik që Holta Zaçe, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, duhet ta ushtrojë mandatin e saj të plotë deri në vitin 2025, sepse kjo ishte parashikuar në një nga dispozitat kushtetuese të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që kjo gjyqtare, në mandatin e saj, e ushtron deri në vitin 2025. Dhe duke u referuar parimeve të përgjithshme, ku Kushtetuesja shprehet se ajo e ushtron detyrën deri në vitin 2025, nuk nënkupton fillimin e vitit 2025, përndryshe do të thonin “deri në vitin 2024”.

Pas vendimit të nxituar për të zëvendësuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, ka një vullnet politik të përbashkët të opozitës dhe qeverisë shqiptare. Jo rastësisht, qeveria po i kundërvihet opozitës, e cila e sulmoi 24 orë para se të shpallej vendi vakant. Pra, 24 orë para se të jepej vendimi… Kështu, në tërësinë e vet, qeveria dhe opozita janë të pakënaqura me disa vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe ka një vullnet të përbashkët për ta larguar Holta Zaçen nga kjo detyrë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit