Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një shkollë katolike në Shtetet e Bashkuara, ku të paktën dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e një sulmi me armë.
Incidenti ndodhi në shkollën “Abundant Life Christian” në Madison, Wisconsin. Sipas autoriteteve, sulmuesi, pas kryerjes së të shtënave, e ka drejtuar armën nga vetja dhe ka kryer vetëvrasje. Viktimat ende nuk janë identifikuar dhe nuk dihet nëse ata ishin nxënës apo pjesë e stafit të shkollës.
Policia ka rrethuar zonën dhe po heton për të zbardhur rrethanat e këtij sulmi tragjik.