Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë derbit të Manchester City-t ndaj Manchester United, kur një tifoz i City-t ka ndërruar jetën pasi është ndjerë keq në stadiumin “Etihad”. Ndërhyrja e shpejtë mjekësore nuk ka mundur të shpëtojë jetën e tij. Klubi ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e tij, duke theksuar se janë të tronditur nga humbja e një prej tifozëve të tyre.
“Manchester City është në dijeni të lajmit tragjik që një nga tifozët tanë ndërroi jetë pas një incidenti mjekësor në ndeshjen e të dielës. Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë tepër të vështirë”, tha klubi në një njoftim.
Kujtojmë se përveç tragjedisë, ndeshja përfundoi me fitoren e Manchester United, që e mundi City-n 2-1.