Pesë persona nga Kosova janë arrestuar nga policia në Rinas. Ata dyshohet se do fusnin në Shqipëri barna të dyshuara të kontrabanduara që më pas përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike.
“Medikamentet mjekësore, shuma 300 000 euro dhe 6 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
Uniformat blu thonë se në 14 valixhe, bagazhe të të arrestuarve, janë gjetur mbi 1 milionë tableta të dyshuara të kontrabanduar me peshë 417 kg. Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjetën edhe 300 mijë euro që ai nuk i kishte deklaruar.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se 5 të arrestuarit synonin që t’i dërgonin përfundimisht në Kosovë barnat e blera në Jordani.