Goditet baza kineze e prostitucionit në Durrës. Arrestohet një kinez, dy të tjerë në kërkim, janë proceduar penalisht 7 vajza nga Kina për prostitucion, që rekrutoheshin nga një grup i strukturuar kriminal.
Në bashkëpunim me disa persona të tjerë në Vietnam, ende të paidentifikuar, pasi rekrutonin kinezet, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit të prostitucionit në Shqipëri. Aty u siguronin apartamente dhe makina me qira.
Nga hetimet rezultoi se kinezi i vënë në pranga në Shqipëri bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të vajzave që ushtronin prostitucion. Shumat e përfituara i dërgonte në Bahrein.