Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca e radhës e procesit gjyqësor të njohur si “Plumbi i Artë”. Personazhi kryesor i kësaj dosje është i penduari Nuredin Dumani.
Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, ka kërkuar që dëshmia e Dumanit të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kërkesa e prokurores është kundërshtuar ashpër nga avokatët dhe të pandehurit.
“Kam respekt për mediat. Mbahem 2 vjet e gjysmë i paraburgosur vetëm nga fjalët e këtij (duke drejtuar gishtin nga Nuredin Dumani). Kam kërkesë që media të pasqyrojë pretendimet e mia” tha njëri nga të pandehurit, Petrit Qoli.