-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë, dialog politik dhe përparim në reformat

Kryesoret

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë, duke vlerësuar përparimet e bëra deri tani, por duke theksuar nevojën për një dialog politik të mëtejshëm për të avancuar reformat e rëndësishme. Këshilli vlerëson progresin e bërë në procesin e vetingut dhe inkurajon përmbylljen e tij në kohën e duhur.

“Këshilli vlerëson objektivin e qeverisë për të vazhduar përparimet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së, inkurajon të gjitha forcat politike të ndjekin planin e tyre ambicioz për mbylljen e anëtarësimit dhe pret që të jetë në gjendje të hapë grupe të mëtejshme negociuese sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në dokument.

Po ashtu, Këshilli thekson se polarizimi politik vazhdon të ndikojë në funksionimin e Parlamentit, dhe inkurajon forcat politike të angazhohen në një dialog gjithëpërfshirës dhe konstruktiv për të avancuar reformat që lidhen me integrimin në BE.

Duke vlerësuar rezultatet pozitive të reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, Këshilli thekson se kjo reformë duhet të konsolidohet dhe përmirësohet më tej, duke u siguruar që të ruhet paanshmëria dhe profesionalizmi.

“Këshilli vlerëson pozitivisht rezultatet e mira të arritura nga Specialistët e Strukturës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe gjykatat e saj duke përfshirë në nivel të lartë rastet e korrupsionit dhe bashkëpunimi i mirë me zbatimin e ligjit të BE-së. Kjo duhet të vazhdojë, duke përfshirë bashkëpunimin për hetimet financiare”, thote Keshilli.

Dokumenti

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit