Sot Shqipëria hap një tjetër grup kapitujsh më BE-në në konferencën e tretë ndërqeveritare në Bruksel. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një hap shumë të rëndësishëm.
“Marshi vazhdon. Ne jemi këtu për të bërë një hap të rëndësishëm dhe për të hapur një grup kapitull të ri që është shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit.
Dhe ne duam të vazhdojmë përpara. Ambicia jonë është të hapim shumë kapituj të tjerë, shpresojmë në pranverë dhe të sigurojmë që viti të mbyllet me grup kapitujt e hapur. Është një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe hap motivues për të gjithë ne” tha ai.
Shqipëria çel sot në Bruksel negociatat për “Marrëdhëniet me Jashtë”