E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn sot bëri një deklaratë për Sali Berishën edhe pse nuk i përmendi direkt emrin, ndërkohë që pak ditë më parë ka zhvilluar një takim me një grup deputetësh të PD.
Të pranishëm në takimin me diplomaten amerikane kanë qenë Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku, sipas burimeve mediatike.
Gjatë takimit deputetët e PD-së kanë ngritur disa shqetësime të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, hapësirës që i jepet opozitës në Kuvend, por edhe kërkesën për qeveri teknike.
5 muaj para zgjedhjeve/ SHBA mesazh për Berishën: Nuk angazhohemi me non grata