-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

1 muaj pa Martinin, nëna në protestë: Ogerta jep dorëheqjen, nuk kam fjalë, vetëm lot

Kryesoret

Një muaj nga vrasja e Martin Canit. 14-vjeçari u vra me thikë pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga një tjetër 14-vjeçar, Mario Përlleshaj që ndodhet në burg. I plagosur mbeti shoku i viktimës Luis Meçja.

Sot u zhvillua protesta e radhës nga shkolla në marshim drejt Ministrisë së Arsimit duke kërkuar siguri në institucionet e edukimit. Nëna e Martinit kërkoi dorëheqjen nga drejtuesit e shkollës deri tek kryeministri Edi Rama.

Kam rritur dhe edukuar një fëmijë, kam punuar dhe vetë në arsim. E kam rritur me vuajtje, kam qëndruar pa punë vetë vetëm që të edukoj Martinin, por ja, ma morën, i morën ëndrrat.

Të japin të gjithë dorëheqjen nga drejtoria e shkollës dhe deri tek Edi Rama, kush nuk e mbrojti Martinin? Ai ishte një fëmijë buzëqeshur, e kam cdo moment në sy qeshjen e Martinit.

Martini kishte ëndrra të mëdha, shkonte cdo ditë në ndeshje, thoshte “Ma do të bëhem si Ronaldo, do të bëhem futbollist i madh, do të marr me vete kudo që të shkoj”.

Nuk kam fjalë, vetëm lot kam, vetëm qaj dhe rënkoj 30 ditë. Zemra ime është e thyer. Dua dorëheqjen e ministres, drejtoria e shkollës, mësuesja kujdestare nuk më tha asnjë fjalë. Në mbledhje më thoshte se Martini është shembullor.

Nuk po them asgjë për atë fëmijë, ishte fëmijë si Martini im, por kishte parandalim për ata fëmijë. Por parandalimi vjen tek dera e shkollës. Ku ishin ata, që nuk bën asgjë për Martinin dhe Marion që nuk i ndanë” tha ajo.

Dje familja e Martinit i dërgoi një letër ambasadës amerikane në Tiranë duke kërkuar ndihmë për hetimet, pasi sipas saj po manipulohet ngjarja për të shpëtuar personat e përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit