Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë për trafik droge, pasi u kap me 25 kilogramë kokainë në makinën e tij.
Arrestimi erdhi pas një ndjekjeje të gjatë nga policia, e cila filloi kur ai tentoi të shmangte kontrollin e policisë në Holandë. Pas ndjekjes me shpejtësi të madhe në autostradën E19, makina e tij u ndalua në Unazën e Antëerp.
Edhe pse i riu përpiqej të ikte në këmbë, ai u kap nga policia. Droga u sekuestrua dhe i riu është dërguar para gjyqtarit hetues për të përballuar akuza për trafik droge në bashkëpunim.