Sali Berisha gjatë një aktiviteti të forumit “Të drejtat e shkelura” të organizuar nga PD u shpreh se që nga rishfaqja e artistes Parashqevi Simaku janë shkruar me qindra artikujt për të, por sipas tij nuk ka asnjë shkrim për 600 simotra të saj të cilat kanë humbur jetën sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit.
“Cilido që ka lexuar romanet e Garsia Markezit, e ftoj të bëjë krahasimin të atyre që ka lexuar atëherë me Shqipërinë e këtyre ditëve, në një episodi fatkeq të një njeriu fatkeq. Se si ato shoqëri, pse e them këtë, se ai përshkruan diktaturat e bandave, diktatura të drogës janë ato të Markezit, se si ngjasojmë ne me shoqërinë e përshkruar nga Garsia Markez. Ndodhi një rast dhe ka një javë që qindra mijëra tituj, Eureka-Eureka-Eureka, për një njeri që ka qenë këngëtare e shquar, por njeri fatkeq.
Ndërkohë 600 simotra të saj janë përcjellë në atë botë sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit. Liheshin pa mjekim. Keni parë tituj për këto? Një gazetar lufton heroikisht dhe përpiqet që të na e bëjë të dishëm këtë, por është diktaturë sepse mediat qeveritare e kanë shumë të vështirë të flasin një fjalë. Është diktaturë dhe respektoj edhe ata që thonë se është oligarki, e vërteta është se këtu, sukses kanë vetëm bizneset që janë të qeveritarëve ose që ndajnë pasurinë me qeveritarët” tha ai.