Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, është arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjermani, pasi ndaj tij ishte në fuqi një dënim prej 7 vitesh burg nga drejtësia greke. Dënimi lidhet me një incident të ndodhur në qytetin e Selanikut, ku Marku ishte i përfshirë në një ngjarje të lidhur me armë dhe plagosje.
Marku ka vuajtur edhe më parë një dënim me burg, ndërsa vitet e fundit ka jetuar dhe zhvilluar karrierën e tij sportive në Britaninë e Madhe. Arrestimi i tij në Gjermani ka shpërndarë lajmin në mediat ndërkombëtare dhe pritet që ai të përballet me autoritetet përkatëse për ekstradimin në Greqi.