-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj: Programi emergjent i PD-së do të shpëtojë Shqipërinë

Kryesoret

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, gjatë një takimi me banorët e Zadrimës ka kritikuar ashpër qeverinë për mungesën e mbështetjes dhe investimeve në zonë.

Ai theksoi se, për shkak të mosveprimit të pushtetit, fshatrat e Lezhës dhe Zadrimës janë lënë pas, me fermerët dhe blegtorët që përballen me vështirësi të mëdha.

Postimi i plotë

Së bashku me Kryetarin e PD-së Lezhë, z.Gjin Gjoni dhe anëtar të Grupit të Punës, zhvilluam takimin e radhës me demokratë, qendrestar dhe banorë të Zadrimës

Në një ndër zonat më të cilat krenohet Lezha dhe mbarë Shqipëria. Toka e korifejve të mëdhenjë të besimit, martirëve, lirisë, qëndresës, kulturës, dijes dhe sakrificës. Toka ku lindi homeri shqiptar, At Gjergj Fishta.

Por, absurde ajo që ndodh me shtëpinë që ka jetuar vetë At Gjergj Fishta, e cila u inagurua me aq bujë nga Edi Rama dhe Pjerin Ndreu dhe fill më pas është kyqur në çelës pasi qeveria as bashkia nuk ishin marrë me çështjen mbi pronësinë. Tani na kanë sjellë këtu Uluziun i cili pasi qiti në selamet Dibrën erdhi me rregullu Lezhën!

Dhe pse e kësaj rendësie, kjo zonë kaq e bukur nuk ka marrë mbështetjen e merituar ndaj është boshatisur kaq shumë dhe fatkeqësisht mbyllur dhe shkolla.

Në fshatrat e Blinishtit dhe të Dajçit, situata mbetet e vështirë për fermerët, për blegtorët dhe po kaq e pamundur për mbarështruesit e gjelit të detit, traditë e kësaj zone.

Si kudo në Lezhë, banorët e Dajçit dhe të Blinishtit, përballen me ndërprerje të energjisë elektrike, më përmbytje të disa fshatrave nga përrenjtë malor si pak javë më parë.

Një pushtet që nuk ka bërë asnjë punë, duhet të largohet. Mijëra hektar të mbjella janë përmbytur gjatë këtyre viteve por qeveria nuk ka kompensuar asnjë të dëmtuar, edhe për rastet e zjarreve asgjë.

Fshatrat turistik, rrenë në letër edhe këtu në Zadrimë. Pa furnizim me ujë të pijshëm, pa rrjet elektrik, pa sistemim, pa investime serioze dhe pa mbështetje qeveritare.

Nuk mund të zhvillohet Gjadri me kampe refugjatësh. Në një kohë që nga Gjadri, Zojzi dhe zona përreth janë larguar qindra familje, kampi i refugjatëve hallexhi, nuk mund të zëvëndësoje zbrastinë e krijuar. Edi Rama po e keqqpërdorë këtë zonë nën petkun e “bamirësisë”.

Ndaj demokrat, miq dhe qytetar të bëhemi bashkë njëzëri dhe të largojmë qeverinë më të dështuar, më të korruptuar, të largojmë me votë masive Edi Ramën ku me patjetër emigrantët do të japin kontributin e tyre.

Kam dhe një ftesë mbi aksionin tonë opozitar për të garantuar votën e lirë. Më 23 Dhjetor, të gjithë së bashku në mosbindjen civile në Tiranë.

Prograni emergjent i PD-së, do ta shpëtojë Zadrimën, Lezhën dhe mbarë Shqipërinë.

Pensione jo nën 200 euro!

Minimum jetik 200 euro!

Rrogë minimale 500 euro!

Rrogë mesatare 1200 euro! Mbështetje 160 milon euro për bujqësinë!

Rrogat më të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët!

Rrotacion! Ndryshim!

Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit, motoja jonë e përbashkët! Ne mundemi! Ne ja dalim! Fitore

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit