-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare rritet, pagat në sektorin privat +5.4%

Kryesoret

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, paraqiti situatën e përgjithshme ekonomike të vendit për vitin 2024 dhe pritshmëritë për vitin 2025. Ai theksoi se ekonomia shqiptare po vijon të rritet me ritme të qëndrueshme dhe se vendi është në rrugë të mbarë për të arritur rezultate pozitive edhe në vitet e ardhshme.

Guvernatori Sejko nënvizoi gjithashtu se pagat mesatare në sektorin privat kanë pësuar një rritje prej 5.4% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, një tregues pozitiv për tregun e punës dhe fuqizimin e ekonomisë. Kjo rritje e pagave është një shenjë e qëndrueshmërisë dhe përmirësimit të kushteve ekonomike, duke reflektuar një periudhë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar të sektorëve kryesorë të ekonomisë.

Sejko: Në skenarin bazë ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit. Inflacioni pritet të rritet gradualisht drejt objektivit gjatë vitit të ardhshëm. Ndërsa balanca e rreziqeve shfaqet neutral. Në këtë kontekst këshilli mbikëqyrës gjykoi e qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm.

Inflacioni i çmimeve të konsumit regjistroi një nivel mesatar prej 2% gjatë muajve tetor dhe nëntor, nivel ky i njëjtë me atë të tremujorit të tretë. Kjo ecuri ishte në linjë me parashikimet tona.

Qëndrueshmëria e inflacionit total pasqyroi rritjen e inflacionit të artikujve ushqimorë dhe reduktimin e inflacionit të qirasë të naftës dhe të artikujve të tjerë të konsumit afatgjatë.

Inflacioni i artikujve të tjerë të shportës nuk pati ndryshime të ndjeshme.

Në aspektin makroekonomik ecuria e inflacionit gjatë vitit 2024 ka pasqyruar reduktimin e shpejtë të inflacionit të reduktuar, normalizimi gradual të pritjeve për rritjen e çmimeve nga agjentët ekonomikë, si edhe nivelet relativisht të qëndrueshëm të inflacionit të brendshëm.

Rënia e inflacionit të importuar gjatë tremujorit të parë dhe nivelet e ulëta të tij gjatë pjesës së mbetur të vitit janë diktuar nga ecuria e ngjashme e këtij treguesi nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

Të dhënat zyrtare mbi nivelin e rritjes ekonomike dhe kontribuuesit e saj janë ende të padisponueshme, megjithatë të dhënat indirekte monetare sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në gjysmën e dyte të vitit me ritme të ngjashme me ato të gjysmës së parë të viti.

Zgjerimi i kërkesës për mallra dhe shërbime ka pasqyruar në rritje të pagave dhe të punësimit. Sipas të dhënave të INSTAT pagat mesatare në sektorin privat u rritën me 5.4 % gjatë tremujorit të tretë duke shënuar ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës.

Tregu financiar ka shfaqur norma të favorshme interesi. Këshilli mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit