Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është vendosur shkarkimi i zëvendësministrës së Arsimit dhe Sportit. Ajo është zëvendësuar nga Orjana Osmani, e cila u emërua me vendim të qeverisë si zëvendësministre e re e Arsimit dhe Sportit.
Ky vendim u mor pas propozimit të Kryeministrit dhe hyn në fuqi menjëherë. Emërimi dhe shkarkimi janë bërë në përputhje me nenet përkatëse të Kushtetutës dhe ligjit për organizimin e Këshillit të Ministrave.