-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti paraqet amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Kryesoret

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka prezantuar 27 amendime për buxhetin e vitit 2025 të Bashkisë Tiranë. Amendimet përfshijnë ulje të taksave mbi ndërtesat, taksës së tabelave reklamuese dhe tarifave të parkimit, si dhe pezullimin e financimit për inceneratorin dhe Teatrin Kombëtar.

Teliti kërkon gjithashtu rritje të fondeve për shërbimet sociale dhe ndihmën për nënat dhe fëmijët, ndërkohë që propozon ndihmë financiare për fermerët dhe zhvillimin e infrastrukturës për strehimin dhe parkimin.

Deklarata e Telitit:

Të nderuar qytetarë!

Njësoj si Rama edhe Veliaj ka prezantuar një projektbuxhet vendor për vitin e ardhshëm që bazohet në taksat e tarifat e rritura nga 2 deri në 10 herë , bazohet në shërbimin ndaj miqve të oborrit rilindas, bazohet në abuzimin e parasë publike, jo në shërbimin ndaj qytetarit dhe sipërmarrjes.

Këshilltarët opozitarë do të përballen sot me Veliajn në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të prezantojmë 27 amendamente të cilat i vlerësojmë si një domosdoshmëri për zhvillimin e kryeqytetit.

Më lejoni ti prezantoj si vijon:

Amendimi 1: Ulje me 30% të taksës mbi ndërtesën.

Amendimi 2: Përgjysmimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.

Amendimi 3: Ulje me 30% të taksës së tabelave reklamuese.

Amendimi 4: Anullimi i taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Amendimi 5: Ulja me 50% të tarifës së pastrimit për familjarët dhe subjektet tregtare.

Amendimi 6: Ulja me 50% të tarifave të parkimit, për secilën nga zonat A, B dhe C.

Amendimi 7: Ulja me 3 herë e tarifës së hapësirës publike.

Amendimi 8: Përjashtimi nga tarifat vendore për 2 vitet e para për cdo SME të re që do të ushtrojë aktivitetin e saj në territorin e Bashkisë Tiranë.

Amendimi 9: Subvencionimi i plotë të tarifës së ushqimit për fëmijët në cerdhe dhe kopshte publike.

Amendimi 10: Subvencionimi i gjysmës së tarifës në çerdhe/kopshte private, por jo më shumë se 12.500 lekë në muaj, për të gjitha rastet kur fëmija, pas aplikimit, nuk është pranuar në cerdhe/kopshte publike, si pasojë e mbingarkesës apo mungesës totale të cerdhes/kopshtit në afërsi të banesës së tij brenda Njesisë Administrative përkatëse të banimit.

Amendimi 11: Rritja me 1 miliardë lekë të fondeve të dedikuara për kujdesin social të nënave dhe vajzave me të ardhura familjare në nivelet e pagës minimale dhe për rritjen e fondeve për shpotën e bebeve, me qëllim mbështetjen e qënësishme të familjeve të reja. Bonusi i bebes duhet të jetë i shkallëzuar në varësi të të ardhurave familjare, por jo më i vogël se 10.000 lekë.

Amendimi 12: Rritja me 0.3 miliardë e fondeve të dedikuara për bonusin e qirave për kategoritë përfituese.

Amendimi 13: Alokimi i një fondi prej 500 milionë lekë për skemën e subvencioneve në bujqësi për fermerët, blegtorët dhe agrobizneset që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në zonën territoriale të Bashkisë Tiranë.

Amendimi 14: Vendosja në PBA-në 2025-2027 të rregullit të artë: ‘Shpenzimet e personelit dhe shpenzimet operative nuk duhet të tejkalojnë nivelin 50% të shpenzimeve vjetore të parashikuara.

Amendimi 15: Ulja graduale të numrit të përgjithshëm të punonjësve gjatë 3 viteve të ardhshme, konkretisht me 15% gjatë vitit 2025, 15% gjatë vitit 2026, 15% gjatë vitit 2027, me qëllim krijimin e një administrate të vogël dhe eficente në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të Kryeqytetit.

Amendimi 16: Ulja me 30% të shpenzimeve operative të përgjithshme të aparatit qëndror dhe ndërmarrjeve & institucioneve të bashkisë Tiranë.

Amendimi 17: Pezullimi i menjëhershëm i cdo shpenzimi që ka lidhje me procesin inekzistent të incenerimit dhe rialokimi i fondeve në ndërtimin e cerdheve/kopshteve/shkollave në Tiranë.

Amendimi 18: Pezullimi 1 vjecar i cdo shpenzimi për rikonstruksione zyrash dhe mobilime. Këto fonde të dedikohen në financimin e nevojave sociale dhe bonusit të bebes.

Amendimi 19: Rritja në 5% të buxhetit për ndihmën sociale krahasuar me buxhetin e plotë të bashkisë.

Amendimi 20: Rritja me 1 mijë njësi të strehimit social për nevojat e komunitetit.

Amendimi 21: Ndërtimi i 5 mije vendeve të parkimit në tokat publike në zonat urbane, sipas konceptit ‘Park-and-Go’.

Amendimi 22: Ndërtimi i 15 cerdheve të reja, 10 kopshteve të reja dhe 10 shkollave të reja, sipas nevojave te komunitetit, sidomos në lagjet me intensitet të lartë ndërtimor gjatë viteve të fundit.

Amendimi 23: Rritja me 1.5 milionë euro të fondeve për projektet start-up, me grante deri ne 20 mijë euro për projektet inovative.

Amendimi 24: Alokimi dhe rritja me 3 milionë euro fondeve te dedikuara për trajnimet profesionale.

Amendimi 25: Pezullimi i punimeve dhe financimit për projektin ‘Ndërtimi i Teatrit Kombëtar’, deri në përfundimin e hetimeve nga organet e SPAK.

Amendimi 26: Ngritja e menjëhershme e Komisionit të Kontrollit të Brendshëm Financiar, sipas përcaktimeve ligjore dhe nenit 36 të Rregullores ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë’, e cila për detyrë ka pikërisht kontrollin dhe monitorimin e cdo të ardhure dhe shpenzimi që do të kryhet në kuadër të zbatimit të buxhetit,

Amendimi 27: Përdorimin e fondeve të parashikuara në buxhetin e vetë Këshillit Bashkiak për vitin 2025 për kontraktimin nga Këshilli Bashkiak (konkretisht Komisioni Financiar) të një kompanie audituese të jashtme me qëllim auditimin e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën korrik 2019-dhjetor 2024. Transparenca duhet të jetë kryefjala e funksionimit të vetë Këshillit Bashkiak të Kryeqytetit të Shqipërisë.

Miratimi i këtyre amendamenteve do të ishte në të mirën e qytetarëve të Tiranës, ndaj i bëj thirrje këshilltarëve socialiste të ngrihen në lartësinë e detyrës e ti shërbejnë qytetarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit