-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vorë-Hani i Hotit për dy orë, BE: Pas linjës hekurudhore do të bëjmë urën me Malin e Zi

Kryesoret

Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh gjatë hapjes së garës ndërkombëtare për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë -Hani i Hotit se kjo është një hap jetik për bashkëpunimin e Shqipërisë me BE-në.

“Një projekt nga i cili përfiton Shqipëria në grandin më të madh në të ardhmen. Ky projekt ka një vlerë historike. Shqipëria bëri një avancim me hapjen e grupkapitujve të gjashtë, edhe Mali i Zi po bën një hap të rëndësishëm.

Prandaj duhet që të këto dy vende të ecin paralelisht. Lidhja e shqiptarëve me vendet e rajonit është shumë e rëndësishme, prandaj do të bëjmë lidhjen nëpërmjet urës. Në mënyrë që popujt e rajonit të lidhen me njëri tjetrin ne duhet të bëjmë përpjekje.

Prandaj kjo lidhje hekurudhore e Shqipërisë me vendet e tjera të Europës është një hap jetik për bashkëpunimin mes popujve. Natyrisht që kjo do të jetë pjesë dhe e jetës së Shqipërisë, pasi linjat hekurudhore do të shërbejnë dhe për transportin e mallrave”, tha Gonzato.

Ministrja Balluku tha se shpejtësia e udhëtimit me tren do të jetë 120 km/h. “Rruga do të përshkohet për dy orë mesatarisht me një fluks vjetor 2,3 milionë pasagjerëve, ose 900 mijë tonë ngarkesa mallrash në vit. Vënia në funksion pritet të jetë me një impakt shumë të rëndësishëm social dhe ekonomik, parashikohet të punësohen 1000 persona”, tha ministrja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit