Sot SPAK-u feston 5 vjetorin. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato foli për sukses të kësaj prokurorie.
“Që në 2019-ën, SPAK ka pasur një nivel të lartë angazhimi edhe pse s’ka pasur burime të mjaftueshme njerëzore. Në vetëm pak vite, SPAK është sinonimi i suksesit në Shqipëri dhe kjo është njohur nga vetë qytetarët shqiptarë sepse janë pikërisht ata që e kanë të qartë se SPAK është institucioni më i besuar në Shqipëri.
Kjo është dëshmi e punës tuaj të fortë dhe duhet të ndiheni krenarë për çfarë keni arritur në një periudhë kaq të shkurtër. Por duhet të hedhim sytë drejt së ardhmes dhe të mos flemë në dafina.
Rezultati i procesit të anëtarësimit në BE do të vazhdojë të mbështetet tek kapacitetet dhe puna e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, me hetime të dukshme, duke sekuestruar pasuritë që janë vënë në formë të paligjshme”, tha Gonzato.