Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Barbas, Petrelë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në punë. Shtetasi M. P. dyshohet se ka dëmtuar dorën e tij gjatë punës me makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit, në pronësi të shtetasit Xh.H.
Pavarësisht përpjekjeve për ndihmën e shpejtë, ai ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.