-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj kërkon komision parlamentar për sigurinë e fëmijëve në shkolla

Kryesoret

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka propozuar krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar për të adresuar çështjet e sigurisë së fëmijëve në shkolla, pas incidenteve të ndodhura në shkollat “Fan Noli” në Fier dhe Vlorë.

Alibeaj kërkon që ky komision të punojë për një vit, duke tejkaluar ndasitë politike dhe duke e bërë sigurinë e fëmijëve një prioritet kombëtar. Ai theksoi se ky komision duhet të sigurojë rezultate konkrete dhe të ketë mbështetje nga të gjitha palët.

“Bëhet fjalë për një kërkesë të 8 deputetëve për një komision të posaçëm në parlament mbi çështjet e fëmijëve dhe pasigurinë në shkolla. Si për ato që ndodhi në shkollën Fan Noli, ajo që ndodhi në Fier, apo Vlorë, duhet të kenë vëmendjen më të madhe nga organi më i lart, parlamenti. Aktiviteti i këtij komisioni të vazhdojë edhe përtej zgjedhjeve, me një afat 1 vjeçar. Siguria në shkolla, e fëmijëve duhet t’i bëjë bashkë të gjitha palët’, tha Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit