Zbardhen detaje të reja nga atentati në Vlorë. Autorët pasi kanë kryer atentatin janë larguar në drejtim të autostradës Levan-Vlorë, teksa në afërsi të fshatit Panaja kanë djegur makinën e llojit Kia.
Brenda makinës janë gjendur dy armë zjarri kallashnikov si dhe dy karikatorë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në vendngjarje të cilat kanë qenë të shumta dhe kanë filmuar të gjithë skenën.
Kevin Hajrulla që ishte shenjster nuk rezulton me të shkuar kriminale, por ai është djali i xhaxhait të Inez Hajrullës i njohur me nofkën ‘Sakati’, pjesë e botës kriminale në Vlorë.
FOTO/ Ky është kushëriri i ‘Sakatit’ të Vlorës që u shpëtoi 30 plumbave