-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Drejtoria e shkollës nuk më ngushëlloi”- Rrëfehet nëna e Martin Canit

Kryesoret

Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit Martin Canit, i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli”, ka shprehur dhimbjen e thellë dhe dyshimet e saj lidhur me ngjarjen. E buzëqeshur, por me lot në sy, ajo ka rrëfyer se Martini ishte “busulla” e familjes dhe përkushtimi i saj ndaj djalit ishte arsyeja që ajo u largua nga arsimi.

Ajo tregoi se mësoi për tragjedinë pasi Martini i tha se kishte një grindje dhe se ndodhej te trauma e spitalit, por nuk mundi të hynte në spital për të parë djalin.

“Ishte gëzimi jonë. ishte busulla jonë, ishte një fëmijë i mbushur me dashuri. Kam shumë fjalë për të thënë për Martinin.

U shkëputa nga arsim për tu përkushtuar pas djalit, të rris Martinin sepse ishte gëzim shumë i madh.

Pas Martinit me erdhi në jetë Henri. Martini ishte një fëmijë shumë i shkathët dhe zgjodhëm shkollën më të mirë. Ai ishte shumë i mirë me mësime.

Kishte dëshirë sportin, bashkëshorti e mbështeste. Sportin e ka filluar që në klasën e dytë. Sportin e kishte pasion, por edhe shkollën e kishte pasion”, shprehet e trishtuar Florina.

Nëna e 14 vjecarit tregoi edhe momentin kur e mori vesh lajmin e trishtë: “Martini është grindur me disa djem. Më tha që është te trauma dhe ma mbylli telefonin. Mora burrin dhe i thashë që Martini është te trauma. Shkuam aty, ca të shihnim. Nuk e arritëm dot, nuk na lana të futeshim brenda. Unë e them që faji është nga porta e shkollës dhe mua duhet të më kishin njoftuar”.

“Nuk e kam mësuar shkakun e sherrit, sepse mësuesja nuk më ka ngushëlluar, as drejtoria e shkollës nuk më ka ngushëlluar. Pas një jave kur më morën në telefon unë nuk i pranova. Nuk e kam mësuar shkakun e sherrit, dhe nuk më kanë ngushëlluar,” tha ajo për emisionin “Opinion”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit