Drejtuesi politik i PD për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi sot një takim me banorët e Balldrenit, Torovicës dhe Kallmetit.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu besimin se Shqipëria po shkon drejt ditëve më të mira, duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Gjekmarkaj kritikoi qeverisjen për përdorimin e “propagandës me lëmoshë” për pensionistët dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës më 23 dhjetor, për të ndaluar këtë qeverisje.