Pas kthimit mbrapsht të ngarkesave të mandarinave të eksportuara nga Shqipëria për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka nisur verifikimet dhe ka marrë masa ndaj subjekteve përgjegjëse. Ngarkesat, që ishin prodhuar në fshatin Goriçan, u bllokuan nga Pikat e Inspektimit Kufitar, pasi analizat laboratorike të kryera në Bari të Italisë konfirmuan praninë e pesticideve të dëmshme.
AKU ka gjobitur subjektin grumbullues në fshatin Goriçan, me një shumë prej 4 milion lekësh, për moszbatimin e legjislacionit dhe për mungesën e dokumentacionit të nevojshëm për eksportin e produktit. Po ashtu, është bllokuar aktiviteti i këtij subjekti, ndërsa specialistët e AKU-së kanë groposur të gjithë prodhimin e kthyer mbrapsht. Grupi hetimor është duke kryer analizat dhe vlerësimin e situatës në parcela, për të parandaluar përhapjen e këtyre praktika abuzive.