-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka e shtyu në foltore, Shehaj: Këtu ndahen rrugët e mia me PD-në

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përplas fizikisht në foltoren e Kuvendit me deputetin Agron Shehaj, i cili prej orësh ishte duke e mbajtur të bllokuar.

Noka iu afrua Shehajt dhe i kërkoi që të largohet nga foltorja dhe ta lejojë të mbajë fjalën e tij në sallë, mirëpo ai nuk ka pranuar gjë e cila ka sjellë dhe një reagim të ashpër nga Noka. Shehaj tha se kjo shënon divorcin perfundimtar me PD-në/

“Garda e komanduar nga Rama nga kryetarja e Kuvendit lejoi që një deputet i opozitës që donte të merrte fjalën për një aferë 1.3 miliardë euro të dhunohej brenda Kuvendit të Shqipërisë. Kjo do të thotë se kur bën opozitë të vërtetë, kur flet për vjedhjen e oligarkëve të Ramës me paratë e të cilëve ushqehet jo vetëm shumica por edhe parti të tjera opozita të bëhen bashkë për të ndaluar.

Me PD kisha një raport pasi nuk ishin dakord që të bëja opozitën e vërtetë, të flisja për aferat, 1.3 miliardë Euro nga buxheti i shtetit. Kur vendosën që për këtë skandal nuk duhet folur, rrugët tona ndahen. Atë që nuk e bëri Rama apo garda në 34 vite e bëri një përfaqësues i opozitës që erdhi dhe largoi me dhunë nga foltorja një përfaqësues tjetër të opozitës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit