-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkupi: Nuk preket gjuha shqipe, as Marrëveshja e Ohrit!

Kryesoret

Zëvendësministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Zoran Dimitrievski nga Korça komentoi debatin për çështjen e gjuhës shqipe. Ai tha se gjuha nuk preket.

“Në Maqedoninë e Veriut, çështja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe lidhet me marrëdhëniet ndëretnike dhe të drejtat e pakicave. Shqiptarët përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë, dhe përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është një element i rëndësishëm për të garantuar sigurinë dhe barazinë e tyre. Këto klauzola, që përmendni, janë krijuar për të rregulluar përdorimin e gjuhës shqipe në kontekste specifike, si në uniformat e policisë dhe ushtrisë, në kartëmonedha, ose në raste të caktuara në gjykata.

Megjithatë, nuk pritet që Gjykata Kushtetuese të miratojë vendime që cënojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, pasi një veprim i tillë do të dëmtonte marrëdhëniet ndëretnike dhe harmoninë shoqërore në vend. Është e rëndësishme që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të ndihen të sigurt dhe të respektohen për të drejtat e tyre gjuhësore. Në të njëjtën kohë, është po aq e rëndësishme që të gjithë qytetarët të vlerësojnë dhe respektojnë gjuhën maqedonase si gjuhë shtetërore dhe zyrtare. Një ekuilibër i tillë është themelor për ruajtjen e stabilitetit dhe bashkëjetesës në vend.

Sa i takon marrëveshjeve mendoj se të gjitha marrëveshjet që ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut, si Marrëveshja e Ohrit ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, si dhe marrëveshjet e tjera me Republikën e Greqisë dhe Republikën e Bullgarisë, duhet të vlerësohen nga të gjitha palët, në fakt, nga të gjithë pjesëmarrësit”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit