-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zv.ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Gjykata Kushtetuese nuk do të cënojë gjuhën shqipe

Kryesoret

Zv. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrievski, ka komentuar procedurën e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e gjuhëve, duke siguruar se nuk do të ketë vendime që dëmtojnë përdorimin e gjuhës shqipe në vend. Ai theksoi se klauzolat e përmendura janë të natyrës administrative dhe nuk do të prekin përdorimin e gjuhës shqipe në institucione, si në polici, ushtri dhe gjykata.

“Këto klauzola, që përmendni, janë krijuar për të rregulluar përdorimin e gjuhës shqipe në kontekste specifike, si në uniformat e policisë dhe ushtrisë, në kartëmonedha, ose në raste të caktuara në gjykata. Mendoj se nuk do të ketë vendime që do shkelin kushtetutën dhe konkretisht vendim I cili do të cënonte përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut”,– tha Dimitrievski.

Dimitrievski shtoi se përdorimi i gjuhës shqipe është një element i rëndësishëm për të garantuar barazi dhe siguri për shqiptarët, që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

“Ky është një moment i rëndësishëm që thekson rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe gjuhës, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Festimi i 80 viteve të mësimdhënies së gjuhës maqedonase në Shqipëri është një dëshmi e lidhjeve kulturore të qëndrueshme dhe respektit të ndërsjellë midis dy vendeve. Njohja dhe mbështetja e të drejtave të pakicave, si mundësia për të mësuar dhe ruajtur gjuhën amtare, forcon lidhjet midis vendeve dhe nxit bashkëpunimin rajonal”,- theksoi zv.ministri i Jashtëm i RMV.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit