-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

14 emigrantë shqiptarë të fshehur në kamion bagëtish, kapen në Skoci

Kryesoret

Një burrë është arrestuar në Skoci për trafikimin e 14 emigrantëve shqiptarë, të cilët u gjetën të fshehur në një kamion që transportonte bagëti. Patrick McKinney, shtetas irlandez, u ndalua nga policët kufitarë më 11 dhjetor në terminalin e trageteve në Loch Ryan, Dumfries dhe Galloway, ndërsa kamioni po përpiqej të hynte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

McKinney dyshohet se ka ndihmuar në hyrjen e paligjshme të shtetasve shqiptarë. Pas arrestimit, ai u çua në paraburgim dhe hetimet vazhdojnë. Zyra e Brendshme britanike ka deklaruar se hetimi është në avancim dhe po bëhen përpjekje të vazhdueshme për të frenuar aktivitetet e trafikantëve të qenieve njerëzore që rrezikojnë jetën e emigrantëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit