Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u përfshi dje në një incident në Parlament me Agron Shehajn.
Kreu i partisë “Mundësia” bllokoi foltoren për disa orë. Flamur Noka u drejtua në foltore dhe e shtyu duke sjellë përplasje fizike.
““T’i bëjmë opozitë opozitës” është një nga metodat më të aplikuara të të rilindurve. Aplikohet nga tellallë ekranesh dhe të vetëpërdorur e të keqpërdorur në mënyrën më të egër nga #Rilindja.
I qëndroj fjalëve që i thashë në sy. Për ata që nuk i dëgjuan po i shkruaj t’i lexojnë: Po bën lojën e Veliajt. Je ushtar i Veliajt dhe i Engjëll Agaçit” shkruan ai.