-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova njihet nga Armenia, Kurti: Pasaporta jonë po bëhet më e fuqishme

Kryesoret

Kosova ka arritur një tjetër sukses diplomatik, pasi Armenia ka vendosur të njohë të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare. Kjo nënkupton se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë drejt Armenisë, pasi të pajisen me vizë.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi këtë hap si një përparim të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet të dyja vendeve dhe theksoi se pasaporta e Kosovës po bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht. Ai e përmendi këtë si një arritje të madhe pas njohjes së pasaportave kosovare nga Spanja në muajin janar të këtij viti.

“Një tjetër shtet njeh Kosovën, Kurti: Pasaporta jonë po bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht

Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht. Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë.

Urime qytetarëve dhe përgëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarëve shtetërorë që punojnë çdo ditë për forcimin e shtetësisë sonë”, shkruan Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit