Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD për Tiranën, ka dhënë detaje për protestën e thirrur nga Partia Demokratike më 23 dhjetor. Ai theksoi se protesta do të nisë në orën 17:00 dhe do të përfshijë bllokimin e disa akseve kryesore në kryeqytet. Këlliçi shtoi se kjo do të jetë hera e parë që kreu i PD, Sali Berisha, merr pjesë pas lirimit nga arresti shtëpiak.
Ai nuk përjashtoi mundësinë e përplasjeve me policinë, duke theksuar se protesta mund të përsërisë skenarët e përplasjeve të mëparshme, si ato të protestës së nëntorit. Protesta do të zhvillohet në pesë lokacione të ndryshme, përfshirë para Bashkisë së Tiranës, ku do të jetë edhe Këlliçi.
Këlliçi: Protesta e 23 dhjetorit do nisë në orën 17:00, do të ketë bllokim të disa akseve kryesore në kryeqytet. Tirana tashmë është e paralizuar nga trafiku çdo mbrëmje. Risi do të ketë prezenca e zotit Berisha, do të jetë hera e parë që ai merr pjesë në protestë pas arrestit shtëpiak për 333 ditë …thënë këtë gjasat janë që sërish të kemi një skenar me përballje dhe përplasje. O do ulë qepenin SPAK, ose zyra e kryetarit të bashkisë Tiranë do ulë qepenin. Është një protestë që do organizohet në të paktën 5 lokacione, unë do jem i vendosur te bashkia e Tiranës. Do kemi pak a shumë një skenar të ngjashëm me protestën e nëntorit.