“Vendim i imi ka qenë, nuk është se është marr tash së voni. Njëjtë siç ka qenë vendim i imi për të mos qenë pjesë e kryesie në tetorin e vitit 2022”!
Kështu deklaroi Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit Liburn Aliu kur u pyet nga gazetarët se pse nuk është në listën e kandidatëve të deputetëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Liburn Aliu është një nga figurat kryesore të Vetëvendosjes dhe qeverisë në Kosovë.