Sot në Prishtinë zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve Kosovë-Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe i Kosovës, Albin Kurti dhe dy kryetarët e Kuvendeve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca zhvilluan një takim para seancës së përbashkët mes dy Parlamenteve. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.