Një tragjedi ka ndodhur në qytetin Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë ka përplasur një turmë qytetarësh në një treg Krishtlindjesh.
Bilanci i viktimave është rritur, duke arritur në 5 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur, përfshirë disa që janë në gjendje kritike.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, kur makina e drejtuar nga një individ është futur përmes turmës që po vizitonte tregun.
Policia ka arrestuar shoferin, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Makina shkel grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Gjermani