-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari kapet në Itali me dokumente false, i kishin mbetur 18 muaj burg për drogë

Kryesoret

Një 36-vjeçar shqiptar, i arratisur dhe me shumë precedentë penalë, u kap në kufirin e Brenerit, teksa përpiqej të kthehej në Itali me dokumente false. M.R., që kishte mbetur për të vuajtur edhe 18 muaj burgim për trafik droge dhe zhvatje, po udhëtonte në një tren ndërkombëtar nga Mynihu në Bolonja. Gjatë kontrollit, nervozizmi i tij tërhoqi vëmendjen e policisë, e cila e ndaloi për kontroll të mëtejshëm.

Pasi paraqiti një dokument identiteti rumun dhe u deklarua si shtetas pa precedentë penalë, analiza më e thelluar e dokumentit zbuloi anomali të dukshme. Gjurmët e gishtërinjve konfirmuan se personi ishte M.R., një shqiptar pa banesë fikse dhe i parregullt në territorin italian. Ai ishte nën urdhër kërkimi dhe do të vuante dënimin e mbetur për trafik droge dhe zhvatje në Lacio dhe Umbria. 36-vjeçari u dërgua në paraburgim nga gjykata e Spoletos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit