Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, ku dy të rinj kanë goditur me sende të forta një 34-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. T., 19 vjeç, dhe një shtetas 17-vjeçar, të cilët goditën me dhunë shtetasin J. Gj., i cili ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë). Policia ka njoftuar se të dy të rinjtë u arrestuan për veprat penale të “Plagosjes së lehtë” dhe “Përdorimit të mjetit të rrezikshëm”. Hetimet për shkaqet e konfliktit janë duke vazhduar.