Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën, që akuzohen për vrasjen e babait të tyre dhe fshehjen e trupit.
Hygerta dhe Hyseni Meta akuzohen për vrasje me paramendim, ndërsa Amarildo për asgjësimin e kufomës.
Ngjarja tragjike, e cila u zbardh pas disa ditësh, ndodhi më 10 shkurt 2024, ndërsa trupi i viktimës u gjet i groposur në sallën e bagëtive.