Një tërmet me magnitudë 4.7 Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës, në zonën e Etoloakarnanias, afër liqenit të Trichonida. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka pasur një thellësi prej 18.4 kilometra dhe epiqendra ndodhet 5 kilometra në veriperëndim të Banjave Termale.
Lëkundjet janë ndjerë në qytetet përreth, si Agrinio dhe Patra, por deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima.