-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rihapet dosja e “Grupit të Zjarrit” të Lazaratit

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rigjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen e pesë të pandehurve të akuzuar për pjesëmarrje në grupin e zjarrit në Lazarat, të cilët kanë kundërshtuar me armë punonjësit e policisë gjatë operacionit të vitit 2014.

Të pandehurit, Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderi dhe Beqo Brahimaj, fillimisht u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me gjithsej 52 vite burg, një dënim më i lehtë se ai i kërkuar nga prokuroria, që ishte 57 vite.

Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Lartë vendosi të rikthejë dosjen për rigjykim në Gjykatën e Posaçme, duke lënë kështu të hapur mundësinë për një shqyrtim të ri të çështjes. Dënimet fillestare ishin:

-Arbjon Aliko: 13 vite burg
-Gurgaz Skënderi: 11 vite burg
-Enrik Skënderi: 10 vite burg
-Alfred Proko: 10 vite burg
-Beqo Brahimaj: 8 vite burg

Pesë të pandehurit janë pjesë e grupit të njohur si “Gate Mahmutaj”, ndërkohë që procesi ndaj tyre ka vazhduar në mënyrë të pavarur nga ai i kreut të grupit, Gate Mahmutajt.

Ky i fundit u dënua me 17 vite burg për kundërshtimin e forcave të policisë në operacionin e vitit 2014, gjatë të cilit ata qëlluan me armë, përfshirë armë të artilerisë së rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit