Ka shkuar në 4 viktima bilanci tragjik i sulmit të mbrëmjes së djeshme në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Sipas medias gjermane ARD, është rritur në 200 numri i të plagosurve si pasojë e sulmit.
Megjithatë, akoma nuk ka një konfirmim nga ana e autoriteteve lidhur me numrin e saktë të viktimave dhe të plagosurve.
Për sulmin, Policia ka arrestuar mbrëmë një 50-vjeçar me origjinë nga Arabia Saudite, i cili ka qenë nën drejtimin e automjetit.
Thuhet se ai ka mbërritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.