Një zjarr i vogël në një magazinë industriale në Masquefa, Barcelonë, ka çuar në zbulimin e një plantacioni të sofistikuar të marijuanës. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë, agjentët kanë gjetur 1524 bimë marijuanë në gjendje të avancuar lulëzimi, gati për shitje, me vlerë rreth 152 kg.
Dy burra shqiptarë, që ishin parë afër magazinës, u arrestuan pasi u gjetën me çelësa që përputheshin me dyert e magazinës.
Hetimet janë kaluar në duar të Mossos d’Esquadra, ndërsa të dy të dyshuarit janë akuzuar për trafik droge dhe janë ndaluar me masë arresti.